Babel. Integrazione attiva
Kisha blere nje valixhe te madhe per udhetimin
Un articolo in lingua albanese
martedì 31 luglio 2012
Kisha blere nje valixhe te madhe per udhetimin, por gjithsesi ishte shume e vogel per te futur brenda gjithe Shqiperine. Deshiroja te merja me vete te gjitha gjerat e mia, mendoja se keshtu do te ndihesha me afer botes time, asaj bote qe po leja pas e qe deri diku me dukej sikur po e braktisja...
Me pare isha e entuziasmuar nga eksperiencat e shume moshatareve te mi qe studionin jashte vendit. Mendoja se sa do te ndikonte ne formimin tim, ne te ardhmen si dhe argetimin qe me priste, e tani qe jam nje prej tyre kuptova cfare ndjehet te shkosh ne nje shtet tjeter, ne nje qytet ku nuk njeh rruget, njerezit, traditat, te ecesh neper qytet e te mos degjosh asnje te flase gjuhen tende, ndjeva mosbesimin e njerezeve kundrejt meje….kuptova se per zgjedhjen qe kisha bere duhej shume kurajo
Eshte e cuditshme te degjosh te quajne 'extracomunitaria' ( jashte komunitetit europian ) apo 'straniera' (e huaj ) , duket sikur te etiketojne 'extraterrestre' ( jashtetokesore ). Akoma me e shemtuar eshte fakti qe te mungon jeta jote e meparshme, shtepia , mbremjet mes miqsh, vendet qe frekuentoje. Kur erdha ne Itali u perballa me nje tjeter realitet, njoha bashkeatdhetaret e mi ne situata te ndryshme sociale, shume ndryshe nga ata qe kisha njohur ne vendin tim: te papune qe kalojne diten ne punto Snai apo te ulur ne stolat e parqeve publike, muratore te zote qe ndertojne muret e gurit me aq mjeshtri, zonja qe u sherbejne te moshuarve me pergjegjesi dhe zemer.
Pak kohe me pare takova nje djale, i cili kishte ardhur ne Itali qe i vogel. Punonte dhe i dergonte nje pjese te rroges familjes se tij te varfer. Punonte shume e shpresonte qe nje dite te kishte menjane parate e mjaftueshme qe te shkonte dhe ai ne universitet.
E admiroja teksa e degjoja te fliste. Ishte nje djale i mrekullueshem, i cili ndryshe nga shume te tjere qe e kalojne kohen duke dalur xhiro ne grupe, duke folur me ze te larte, e duke bere gjeste te pahijshme, ai e kalonte kohen duke lexuar libra te gramatikes italiane, per te permiresuar te foluren e te shkruajturen.
Jam ndjere krenare per te, ashtu sikurse kur kam takuar studente shqipetare te diplomuar me 110 e lode, apo kur ne qendren Babel kam njohur nje vajze te vogel shqipetare me nje ze engjellor, e cila me siguri ne te ardhmen do te shnderrohet nje kengetare e famshme, me te cilen e gjithe Shqiperia do te krenohet.
Ditet e para ne Itali kane qene te veshtira.Ndihesha e humbur, pa baze, si ai peshku jashte ujit, deri sa u njoha me njerez qe u bene shume te rendesishem ne jeten time. Njerez me deshiren e mire per te te njohur, per te te qendruar prane e per te te ndihmuar te integrohesh. Fale Babel-it e ne menyre te vecante fale Valentina Creanza-s, sot, nje vit pas ardhjes time ne Altamura, une ndihem ne shtepine time, dhe kjo nuk ka cmim !
Shpesh me thone me habi : "Ti je shqiptare ?!? Nuk dukesh !"……E thone si te ishte nje kompliment, pa e kuptuar se mua brenda vetes me dhemb te degjoj nje gje te tille, sepse kuptoj se si vendi dhe populli im paragjykohen per hir te atyre pak personave qe nuk jane sjellur mire. Por kjo, sipas meje, nuk i jep te drejte te pergjithsojne.
E bardha dhe e zeza ekzistojne kudo, ne brendesi te popullit shqiptar ashtu sikurse ne ate italian, amerikan apo japonez. Ajo qe duhet te dime eshte se e bardha nuk do te dukej aq e bardhe pa te zezen.
Viviana Felahi, mediatrice linguistica albanese di "Babel. Integrazione attiva"

Ricevi aggiornamenti e contenuti da Altamura